Shëndetësi

​Mjeku nga Australia operon 25 fëmijë në Kosovë

Deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, të cilët do t'i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit

Mjeku i njohur australian, Paddy Dewan, po qëndron këto ditë në Kosovë dhe me asistimin e kirurgëve kosovarë, po kryen intervenime tek fëmijët me probleme të lindura, në Kirurgjinë Pediatrike.

Sipas planit operativ, deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, të cilët do t’i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit.

Dewan ka qëndruar në Prishtinë për të dymbëdhjetën herë dhe në mënyrë vullnetare ka kryer operacione në QKUK, nga të cilat kanë përfituar fëmijët kosovarë, por edhe kirurgët pediatrikë, që kanë pasur mundësinë të mësojnë rreth aplikimit të metodave të fundit kirurgjike.