Kosova
Zyrtarja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim në BE
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian të 6 shteteve të Evropës Juglindore”.
Këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria Federale Gjermane, Valeska Esch, ka theksuar se Gjermania dëshiron t’i shohë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integruara sa më shpejt në BE.
Qeveria Gjermane do të shohë gjashtë vendet të jenë të integruar sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kur është bërë Procesi Berlinit para 10 viteve ka për qëllimin integrimin ekonomik dhe drejtë anëtarësimit në BE. Çdo hap i integrimin ekonomik rajonal është i rëndësishëm. Qeveria Gjerman mirëpriti vendimin kryeministrit Kurti për heqjen e vizave për Bosnjës”, ka thënë ajo.
Kurse, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka theksuar se përgjatë këtyre tre vjetëve ka përparim dhe ndryshim në Procesin e Berlinit, pasi që, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka prekur problemet e qytetarëve.
“Tani ka gjëra konkrete që po bëjmë në Procesin e Berlinit. Duke marrë parasysh që Tregu i Përbashkët Rajonal do të kemi më shumë nxitje për të kryer punë, sepse çfarëdo që të bëjmë, kemi bërë një plan për të bërë reforma… Shumë vështirësi kishim me CEFTA-n, tani kemi përfaqësim të drejtpërdrejtë, kjo na bënë pjesëmarrës dhe na jep përgjegjësi të ecim përpara. Barazia duhet të sigurohet, Procesi i Berlinit ka qenë faktorë kyç që të gjithë të trajtohet të barabartë”, ka thënë Zulfaj.
Kurse, drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi, ka deklaruar se gjatë këtyre 10 vjetëve Procesi i Berlinit ka krijuar suksese për Kosovën në tregun e përbashkët rajonal.
Ndërsa, Ardian Hackaj, drejtor kërkimor i CDI dhe Koordinator i Forumit të Lidhjes së Tiranës, ka thënë se ajo që është arritur në nivel politik, duhet të zbarohet në marrëveshje të mobilitetit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?