Lajme
Zyrtarja e BE-së: Evropa të bëhet gati për valën e dytë të koronavirusit
Perspektiva e një valë të dytë epidemie në të gjithë Evropën nuk është më një teori e largët. Kjo sipas drejtueses së agjencisë së BE-së përgjegjëse për këshillimin e qeverive, për kontrollin e sëmundjeve.
“Pyetja është kur dhe sa e madhe, kjo është pyetja sipas mendimit tim”, thotë Dr. Andrea Ammon, drejtuese e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Po ashtu, Ammon shton se duhet të jemi realistë dhe se kjo nuk është koha për t’u ‘relaksuar plotësisht.”
Ajo shton:
“Duke parë karakteristikat e virusit, duke parë se çfarë shfaqet tani nga vendet e ndryshme për sa i përket imunitetit të popullatës, që nuk është aq interesant midis 2% dhe 14%, që lë akoma 85% deri 90% të popullatës e ndjeshme, virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më tepër se në janar dhe shkurt … Unë nuk dua të them se po vjen fundi i botës, por mendoj se duhet të jemi realistë. Se nuk është koha tani për t’u relaksuar plotësisht. “
Kujtojmë këtu se shumica e vendeve të Evropës ndodhen tashmë në “fazën dy” të planit për përgjigjen ndaj krizës së koronavirusit. Kjo do të thotë që masat shtrënguese janë lehtësuar, por frika e një vale të dytë mbetet prezente, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës