Kosova
Zyrtarizohet vendimi i Qeverisë së Kosovës: Shtyhet mësimi për 2 javë
Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci
Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar zyrtarisht se procesi mësimor në vend do të shtyhet për dy javë, pra deri më 26 shtator, shkruan Albinfo.ch.
Përmes një njoftimi në Facebook, ajo tha se Ministria e Arsimit do t’i zbatojë rekomandimet e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik që procesi mësimor të shtyhet edhe për dy javë.
Postimi:
Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.
Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në SHFMU ‘Dardania’ në Prishtinë.
MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.
Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillorë, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshin të gjitha fushat kurrikulare.
Dy vjetët e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet.
Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha.
Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nisë ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve u dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor.
Shëndet e mbarësi!
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’