EURO 2024
Zyrtare: Në Euro 2024, me 26 futbollistë
Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Evropian, lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më 7 qershor 2024
Me anë të një komunikate zyrtare, UEFA ka bërë me dije vendimin që i lejon ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në finalet e “Euro 2024” të grumbullojnë deri në 26-të lojtarë, nga 23-të që ishte e lejuar.
Megjithatë UEFA shton se ky vendim nuk është i detyrueshëm, pasi ekipet finaliste do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për në finalet e “Euro 2024”, sipas dëshirës së tyre, transmeton albinfo.ch.
Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Evropian, lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më 7 qershor 2024.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Evropian më 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Evropianit kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”