Futboll

Zyrtare: Lojtari kosovar i Malmos kalon te Norrkoping

Egzon Binaku ndërron zyrtarisht skuadrën, duke kaluar nga Malmo te Norrkoping.

Mbrojtësi i majtë që luan për Kombëtares Shqiptare ka lënë Malmon, klub ku e kishte humbur vendin e startuesit në muajt e fundit, duke u transferuar te Norrkoping.

Transferimi befasues i Binakut është bërë zyrtar nga klubi i Norrkoping, me një postim në rrjetet sociale.

Nuk dihen ende detajet e marrëveshjes dhe se sa do të zgjasë kontrata e 23-vjeçarit me klubin e tij të ri.

Binaku ka folur pas transferimit, duke thënë se te Malmo nuk kishte hapësira.

“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re”.

“Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua t’i falënderoj të gjithë”, ka deklaruar mbrojtësi gjatë prezantimit në klubin e ri, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Binaku është një zbulim i ish-trajnerit Christian Panucci në kombëtaren shqiptare.