Kosova
KQZ-ja çregjistron 8 parti politike në Kosovë
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka marrë vendim për të çregjistruar 8 parti politike"
Është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, se KQZ-ja ka marrë vendim për çregjistrimin e 8 partive politike, të cilat nuk kanë rezultuar si të certifikuara për të marrë pjesë në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Thuhet se ky vendim është marrë në zbatim të Rregulles Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka marrë vendim për të çregjistruar 8 parti politike. Ky vendim është marrë në zbatim të Rregulles Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike. Rregulla në fjalë specifikon qartë se çregjistrimi ndodh, ndër tjerash, kur partia politike nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Prandaj, këto 8 parti politike janë çregjistruar, sepse nuk rezultojnë të jenë certifikuar për të marrë pjesë në të paktën tri palë zgjedhjet e fundit (2014; 2017 dhe 2019), as si parti politike për të marrë pjesë vetë në zgjedhje dhe as si pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor”, tha Elezi për Ekonomia Online.
Po ashtu ai ka treguar se 3 parti janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së për çregjistrim në PZAP dhe 1 nga këto parti ka vazhduar procesin në Gjykatën Supreme. Partitë që janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së janë: Nova Snaga, Partia e të Gjelbërve, Partia Republikane, e cila ka vazhduar me ankesë edhe në Supreme.
Gjithashtu, në bazë të të dhënave nga KQZ-ja, Elezi ka njoftuar se numri i partive politike që janë të regjistruara është 47.
“Sipas të dhënave të fundit, do të thotë pas vendimit për çregjistrimin e këtyre 8 partive politike, numri i partive politike të cilat janë të regjistruara në KQZ është gjithsej 47”, tha ai për EO.
Nga 47 parti politike që janë pjesë e regjistrit të partive funksionale në Kosovë, 24 janë shqiptare, ndërsa nga komunitetet 6 janë serbe, 7 boshnjake, 3 gorane, 2 rome, 2 turke, 3 ashkali dhe 2 egjiptiane.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?