Kosova
Zyrtare, Behgjet Pacolli arrin të bëhet deputet
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka arritur të bëhet deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Këshilltari i tij, Naim Murseli, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e LDK-së.
“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR-ja dhe LDK-ja kanë garuar në koalicion.
Ato nuk patën rezultat të mirë zgjedhor, duke u renditur të tretit në këto zgjedhje.
Në Kuvendin e Kosovës ata kanë arritur të marrin vetëm 15 ulëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha