Futboll

Zyrtare: Albian Ajeti, pjesë e skuadrës Celtic

Është bërë e ditur se klubi skocez Celtic ka bërë publike transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Albian Ajeti, transmeton albinfo.ch.

Albian Ajeti e bën të barabartë me kolegun e tij Nati Cedric Itten dhe transferohet në Skoci. 23-vjeçari nënshkroi kontratë katërvjeçare me kampionin serial. Paç fat, shkruan Blick Sport.

Shqiptari ka ndërruar skuadër pasi më herët ishte pjesë e West Ham United dhe tani ka vendosur të vazhdojë karrierën te gjiganti skocez.

Ajeti ditën e sotme nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me Celtic dhe te kjo skuadër do të ketë fanellën me numër 10.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi zviceran i ka kushtuar klubit të tij të ri 5 milionë euro.

“Mendoj se më përshtatet loja e Celtic shumë dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Mezi pres që të nisë gjithçka dhe që të ndihmojë ekipin të arrijmë objektivin dhe të përmirësohem edhe më shumë si lojtar”, u shpreh Ajeti.

“Njerëz nga Kosova dhe Shqipëria e duan këtë klub për shkak të historisë që ka Celtic.

“Celtic është klub i duhur për mua, s’kishte nevojë që të më bind askush, ishte e lehtë të vija këtu.

Ajeti i ishte bashkuar West Hamit nga Baseli, me të cilin i kishte realizuar 30 gola në dy sezone”, tha Ajeti.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje nga fillimi në garat e kupës, ndërsa luajti nëntë herë si zëvendësues në Premierligë.

Ajeti i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën, ndërsa ishte rritur në akademinë e Baselit.

Ai e kaloi një periudhë të shkurtër në Augsburg në Gjermani, por edhe te rivalët e Baselit, St Gallen para se të rikthehej në St Jakob-Park në vitin 2017.