Lajme
Zyra e SMZH-së në Aarau, një hapje porte për në Zvicrën e Mesme
Jetë e re në shtëpinë e medias AZ në Bahnhofstrasse: Ofruesi i shërbimeve financiare SMZH AG ka hapur aty, të enjten, një seli të re

E themeluar në vitin 2019, kompania SMZH AG ka hapur edhe vendndodhjen e saj të katërt. Kësaj radhe, hapja është bërë në Aarau, transmeton albinfoo.ch. Së bashku me trajnerin e FCA, (ish-futbollistin e famshëm) Alex Frei, aty ishte edhe CEO Sandro Burki si dhe këshilltarja e qytetit (anëtarja e ekzekutivit), Suzanne Marclay-Merz.
Udhëtimi nuk ka përfunduar as për së afërmi me kaq.
Kjo është pika e katërt e SMZH AG, e cila u themelua në vitin 2019 dhe deri vonë quhej Swiss Management Zürich AG. Kompania ofron shërbime financiare për individët privatë (sigurime, hipoteka, pensione, investime etj.) dhe SME (financim, pensione, sigurime dhe taksa) si one-stop shop.
Kompania, e cila aktualisht punëson më shumë se 70 njerëz, synon të krijojë 21 vende të tjera pune në Aarau. Sipas CEO-së së saj, Gzim Hasani, më shumë se 200 punonjës do të punësohen deri në vitin 2024, transmeton albinfo.ch. Firma ka tashmë lokacione të tjera në Lucern dhe Arosa, ndërsa Berna dhe Buchs SG do të shtohen këtë vit.
Aarau si kryeqytet i kantonit Aargau është ideal jo vetëm si një portë për në Zvicrën e Mesme, regjion ky që gjithashtu mund të shërbehet nga kjo pikë.
SMZH AG ka qenë një partner premium i FC Aarau për më shumë se një vit, përcjell albinfo.ch. Kjo për shkak se menaxheri i pikës në Aarau, Patrick Müller, ka jetuar në Würenlos për dymbëdhjetë vjet dhe ka qenë fqinj dhe mik i Sandro Burki, drejtorit menaxhues të FC Aarau, që atëherë.



Kjo është një nga arsyet pse trajneri i ri i FCA-s, Alex Frei, dhe këshilltarja e qytetit dhe anëtarja e bordit të FCA-s, Suzanne Marclay-Merz, ishin të pranishëm në hapje, së bashku me Burki.

E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?