Integrimi
Zymryte Hoxhaj merr medaljen e artë shtetërore për dizajn
Ajo është shpërblyer për videoanimacionin e saj me titull “We are among you” (ne jemi në mes jush), të krijuar në bashkëpunim me “Center of Equality and Liberty”, Kosovë
Një juri profesionale ka ndarë çmimet për dizajnin më të mirë në nivel të landit Saarland. Çmimet i ka ndarë vetë minisrja e ekonimisë e këtij landi, Anke Rehlingeri.
Shqiptarja me prejardhje nga Kosova, Zymryte Hoxhaj nga “Bureau Stabil” me seli në Saarbrücken ka marrë medaljen e artë për videoanimacionin e saj me titull “We are among you” (ne jemi në mes jush), shkruan saarbrücker-zeitung.de. Këtë vepër ajo e ka krijuar në bashkëpunim me “Center of Equality and Liberty” (Qendra për Barazi dhe Liri) të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të këtij videoanimacioni është nevoja për tolerancë dhe pranim të orientimeve të ndryshme seksuale.
“Videoja niset nga poshtë e ngjitet lart dhe dallohet nga gjuha e thjeshtë he e qartë”, thotë autorja 34 vjeçare.
Për çmimet kanë konkurruar 100 kompani me 170 produkte. Janë ndarë tetë çmime të argjendta dhe 7 të arta.
Zymryte Hoxhaj u lind më 1981 në Saarluis. Është dizajnere grafike dhe artiste e cila koncepton dizajnet për print, web dhe aplikacione. Që nga viti 2010 ështe bashkëthemeluese e Studio Bureau Stabil. Disa nga ekspozitat e saj më të rëndësishme janë: »Miss Marple« Video-Animation, Capsule Exhibition London — 2008 »Tanz, tanz, tanz«, LIFT-Installation based on Haruki Murakamis Book Dance with the sheepman, — 2010 »eye see you«Light-Installation, Ilight-Festival, Singapur 2011 »eye see you« Light-Installation, Ilight-Festival, Sydney2013 Peer Gynt nga Kosova, Stage Design and Animation etj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












