Shkurt.ch

Zvogëlohet numri i të papunëve

Në zvogëlimin e shkallës së papunësisë, sipas Seco-s ka ndikuar edhe shkurtimi i periudhës për ndihmë në rast papunësie

Numri i të papunëve në Zvicër është zvogëluar gjatë muajit prill për 0.3%, duke rënë kështu në 123`448 persona të papunë gjithsej, shkruan portali drs.ch. Tash shkalla e papunësisë në nivel vendi është 3.1%, ka njoftuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi Seco.

Në zvogëlimin e shkallës së papunësisë, sipas Seco-s ka ndikuar edhe shkurtimi i periudhës për ndihmë në rast papunësie. Numri i të papunëve nga ky shkak është zvogëluar për 4500 veta. Ky shkurtim ka filluar të aplikohet nga 1 prilli, me hyrjen në fuqi të revidimit të ligjit mbi sigurimin e papunësisë.

Rënie më e madhe e shkallës së papunësisë është shënuar te të rinjtë. Në mars kishte 3.5% të rinj të papunë ndërsa në fund të prillit bëhet fjalë për 3% të tillë.