Tematike
Zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Zvicër, shumica eritreas, sirianë, afganë dhe turq
Sa i takon kombësive ose vendit të origjinës së azilkërkuesve, numri më i madh azilkërkuesve në Zvicër gjatë gushtit ishin eritreasit 209 (51 më pak sesa në korrik 2018), sirianët (109), afganët (99), turqit (98) dhe irakenët (74), shkruan në admin.ch.
Gjatë muajit gusht në Zvicër kanë kërkuar azil 1193 persona, që është për 181 persona më pak sesa muaji i kaluar ose minus 13.2 përqind. Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë numri është për 497 më i vogël (-29.4 përqind). Kjo mund të jetë edhe si arsye e numrit të vogël të emigrantëve të pranuar nga Italia përmes Mesdheut (rreth 1550 persona). Në Spanjë gjithashtu vërehet një zvogëlim, por përsëri niveli prej 6000 të pranuarve është relativisht i lartë. Zvicra nuk është vend primar për emigrantët, të cilët vijnë drejt Europës, pasi fillimisht ata zbresin në Spanjë, Itali ose Greqi, shkruan albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracion në Zvicër ka kompletuar 2376 azilkërkues në instancë të parë. Prej tyre 394 nuk kishin hyrë në Zvicër, ku shumica ishin pranuar me Marrëveshjen e Dablinit (330). 589 morrën azil dhe 812 u pranuan përkohësisht. Numri i instancës të parë të rasteve të varura ka rënë nga muaji i kaluar prej 14.011 në 991.
Sa i takon kombësive ose vendit të origjinës së azilkërkuesve, numri më i madh azilkërkuesve në Zvicër gjatë gushtit ishin eritreasit 209 (51 më pak sesa në korrik 2018), sirianët (109), afganët (99), turqit (98) dhe irakenët (74).
Në gusht janë kontrolluar 509 persona. Zvicra ka pyetur një shtet tjetër të Marrëveshjes së Dablinit për pranimin e 516 azilkërkuesve, ku 161 sosh janë dërguar nëpër vende tjera. Në anën tjetër Zvicra ka pranuar 569 azilkërkues tjerë nga vendet tjera të Marrëveshjes së Dablinit.
100 persona janë transferuar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert