Integrimi
Zvogëlohen bizneset e emigrantëve në Itali
Shqiptarët renditen të katërtit, përbëjnë 10.3% të titullarëve të huaj të bizneseve individuale
Janë regjistruar më se 230 mijë biznese individuale të të huajve në Itali. Bëhet fjalë për rreth 40% më shumë se pesë vjet më parë, por 6. 7% më pak se në fund të vitit 2011. Në çdo dhjetë biznesmenë të huaj, një është shqiptar
Por, kriza ka prekur në mënyrë të pashmangshme edhe emigrantët në Itali. Më 31 dhjetor 2012 bizneset individuale me pronarë të huaj janë pakësuar me 6.7% (ose 16.708) krahasuar me një vit më parë.
Këtë ka nxjerrë në dritë raporti vjetor mbi sipërmarrjen e huaj në Itali, i përpiluar nga Qendra e Studimeve e CNA-së.
Sipas raportit, në fund të vitit 2012 emigrantët sipërmarrës në Itali, në vlera absolute janë 232.668, ose 65.519 më shumë se në fund të vitit 2007 (+39,2%). Sipërmarrësit janë kryesisht meshkuj (gra vetëm 18,9%); pjesa dërmuese e tyre (87,1%) jetojnë në Italinë e Veriut dhe të Mesme, madje vetëm në Lombardi janë përqendruar rreth një e katërta e të gjithëve (22,9%).
Vijnë kryesisht nga Maroku (16,4%), Rumania (15,4%) dhe Kina (14,7%). Shqiptarët renditen të katërtit, përbëjnë 10,3% të titullarëve të huaj të sipërmarrjeve individuale.
Sektorët e parapëlqyer nga sipërmarrësit e ardhur në Itali janë ndërtimi dhe tregtia, që janë edhe ata më të goditurit nga kriza: shënohet rënie në numrin e ndërmarrjeve individuale të drejtuara nga të huaj prej 8.8% në tregti (ose 7.829 ndërmarrje më pak në një vit) dhe prej 4.2% në ndërtim (-3.766).
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











