Kosova
Zvogëlimi i numrit të nxënësve rrezikon mbylljen e shumë shkollave në Kosovë
Numri i nxënësve që vijojnë mësimin në shkollat e fshatrave ka rënë dukshëm gjatë viteve të fundit dhe kjo po rrezikon mbylljen e një numri të madh të tyre.
Drejtues të institucioneve kanë bërë të ditur se në muajt e parë të këtij viti në bashkëpunim me komunat do të fillojë riorganizimi i rrjetit të shkollave. Njohës të arsimit po vlerësojnë se mbledhja e të dhënave nga terreni është e rëndësishme për të marrë një vendim të duhur.
Si pasojë e numrit të vogël të nxënësve disa shkolla në viset rurale rrezikojnë të mbyllen. Në mesin e tyre janë disa shkolla në Komunën e Ferizajt.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Llabjani, i tha RTK-së se janë tetë shkolla në Ferizaj që janë duke u trajtuar bazuar në Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Arsimit.
“Ministria e Arsimit ka përgatitur një Udhëzim Administrativ i cili ka të bëjë me trajtimin e shkollave që kanë numër të vogël të nxënësve. Në bazë të këtij udhëzimi, janë të përcaktuar edhe disa kritere dhe specifika që kanë të bëjnë më këtë çështje. Në Komunën e Ferizajt për fat të keq kemi 8 shkolla të cilat janë duke u trajtuar në këtë kontest dhe pritet që për një periudhë kohore të ndërmerret diçka”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se në bashkëpunim me drejtoritë komunale të Arsimit, në fillim të këtij viti do të fillojë procesi i riorganizimit të shkollave.
Ne kemi planifikuar që në bashkëpunim me komunat në fillim të këtij viti të fillojë riorganizimi i rrjetit të shkollave sepse është një proces që merr pak kohë dhe është me i gjatë. Synimi jonë ka qenë që të vendosim kritere që do të kenë parasysh rrethanat specifike të secilës shkolle dhe në anën tjetër të sigurohemi që në nivel vendi të respektohen të njëjtat kritere”, tha ajo.
E, njohës të arsimit vlerësojnë se në këtë proces e rëndësishme është mbledhja e të dhënave të sakta nga tereni.
Rinor Qehaja nga Instituti Edguard, i tha Radio Kosovës se këtu duhet të përfshihen nxënësit, mësimdhënësit dhe hapësira shkollore, që të këtë një vendim të duhur.
“Në këtë proces është e nevojshme të kemi të dhëna të sakta statistikore që na mundësojnë që vendimet në këtë çështje të jenë të mirëfillta. Ky debati për ristrukturim të shkollave duhet të këtë një bazë, ajo bazë janë të dhënat e sakta për numër të nxënësve, për mësimdhënës dhe hapësira shkollore”, tha ai.
Sipas disa raporteve të publikuara thuhet se në disa komuna të Kosovës ka rënie të numrit të nxënësve deri në 40 për qind. Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, komunat kanë të drejtë në vendimmarrje sa i përket arsimit publik fillor dhe të mesëm dhe në këtë kuadër mund të riorganizojnë arsimin publik fillor dhe të mesëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve