Shkurt.ch

Zvogëlim i numrit të azilkërkuesve

Ndërkohë që është zvogëluar numri i azilkërkuesve, është shtuar numri i atyre të cilëve u është miratuar statusi i refugjatit

Viti 2010 ishte i dyti vit me radhë gjatë të cilit në Zvicër është shënuar zvogëlim i numrit të azilkërkuesve.  438 persona më pak se një vit më parë, kanë kërkuar azil në Zvicër në vitin që posa shkoi ose gjithsej 15.567 veta.

Por, ndërkohë që është zvogëluar numri i azilkërkuesve, është shtuar numri i atyre të cilëve u është miratuar statusi i refugjatit, njofton 20Minuten.

Numri i kërkesave të zgjidhura të shkallës së parë në fund të vitit 2010 ka arritur në 20.690, ose 19 për qind më shumë nga sa ishte një vit më parë.

Sikurse në vitin 2009 ashtu edhe në vitin 2010 vendi nga i cili kanë ardhur më së shumti kërkues azili, mbetet Nigeria. Nga ky vend afrikan janë bërë 1969 kërkesa për azil, ose 183 raste më shumë se në vitin 2009.