Tematike

Zvicrës i shtohen 25 mijë milionerë të rinj

Në vend numërohen 389.200 milionerë. Statistikisht, janë çdo i 22-ti në Zvicër. Kjo është raportuar nga “Raporti i Pasurisë Botërore” (World Wealth Report)

Numri i milionerëve në mbarë botën po shtohet dhe së bashku ata kanë më shumë se 70 trilionë dollarë për herë të parë. Në Zvicër, gjithashtu, ka shumë më tepër individë privatë që tani kanë një pasuri prej një milion dollarësh ose më shumë, shkruan albinfo.ch.

Të ardhurat në Azi dhe në Amerikën e Veriut përfituan ekonominë globale me performancë të mirë dhe zgjerimin e tregjeve financiare gjatë vitit të kaluar.

Zvicra, 7 për qind më shumë milionerë

Në vitin 2017, asetet e përgjithshme të milionerëve në mbarë botën u rritën me gati 11 për qind. Kjo është rritja e gjashtë dhe rritja e dytë më e lartë pas vitit 2011, shkruan firma këshilluese “Capgemini” në “Raportin mbi Pasurinë Botërore” (World Wealth Report). 

Në Evropë, zhvillimi i mirë i vitit të kaluar ka vazhduar.  Numri i milionerëve u rrit me rreth 300,000 deri në 4.8 milionë. Në Zvicër, 389.200 njerëz mund ta quajnë veten milionerë. Kjo paraqet një rritje prej 7 për qind gjatë vitit të kaluar.

Puna e menaxherëve të mjeteve gjithashtu ka kontribuar në rritjen. Pasuritë e milionerëve që ata menaxhuan u rritën me 27 për qind në vitin 2017. Aksionet janë me rreth 31 për qind të klasës më të madhe të aseteve, pasuar nga investimet në të holla dhe të ngjashme (27%), si dhe pasurive të patundshme (17%), sipas raportit, përcjell albinfo.ch.