Integrimi
Zvicrës i janë shtuar edhe 2646 kosovarë
Përveç shtimit në bazë të kalimit nga shtetësia serbe në atë kosovare, janë edhe 2646 kosovarë që kanë ardhur për herë të parë për të jetuar në Zvicër gjatë vitit 2013
Të enjten Zyra Federale për Migracion (BFM/ODM) ka dalë me dy njoftime lidhur me lëvizjet e fundit sa u përket shifrave të të huajve dhe azilkërkuesve në Zvicër. Në njoftimin e parë bëhej fjalë për rritjen e numrit të huajve gjatë vitit 2013 që është më e madhe se ajo e shënuar në vitet e fundit. Në të dytin kemi statistikat për numrin e azilkërkuesve të ardhur vetëm gjatë muajit janar 2014 që po ashtu shënon një rritje.
Sipas raportit të parë del se kosovarët janë komuniteti i huaj me rritjen më të madhe, gjegjësisht ai është shtuar për 15’703 persona, duke mbërritur në shifrën prej 95’140. Ndërkaq në raportin lidhur me numrin e azilkërkuesve del se gjatë muajit janar nga Kosova kanë kërkuar azil 29 kosovarë.
Albinfo.ch ka marrë kontakt me zyrtarë të BFM/ODM lidhur me të dyja njoftimet. Një përgjegjëse nga kjo zyrë ka thënë për portalin tonë se numri i rritur shpjegohet kryesisht me braktisjen e shtetësisë serbe nga ana e kosovarëve dhe pajisjen e tyre me shtetësinë dhe pasaportat kosovare. E pyetur se a ka edhe faktorë tjerë që kanë shkaktuar këtë shtim (si martesat, lindjet etj.) Sibylle Siegwart, përgjegjëse për informim, është shprehur se janë edhe 2646 kosovarë që gjatë vitit 2013 i janë bashkuar popullatës së huaj rezidente. Me fjalë tjera, ky numër pasqyron të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar kanë ardhur për herë të parë për të jetuar në Zvicër, me baza të ndryshme.
Por, bazuar në lëvizjet rreth ndërrimit të shtetësisë që kanë ndodhur te kosovarët, faktori në fjalë është mbizotërues.
Nga ana tjetër, duke folur për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, zyrtarja nga BFM/ODM është zgjeruar edhe në shënimet për vitin e kaluar. Ajo me këtë rast ka thënë se gjatë vitit 2013 ka pasur një rritje të vogël të këtij numri. Nëse në fund të vitit 2012 ishin 579, një vit më vonë kjo shifër është ngritur në 698 azilkërkues nga Kosova në Zvicër, ka thënë ajo. Sipas saj, kjo rritje nuk është e madhe po u krahasua me rritjen që numri i kosovarëve azilkërkues ka shënuar në shtete e BE-së. Në disa prej tyre ka pasur dy e trefishime.
Për numrin e azilkërkuesve kosovarë në Zvicër, që sipas saj është modest, ka ndikuar hyrja në fuqi e procedurave të shpejta (48 orëshe) për shtetasit e vendeve të Ballkanit perëndimor, ka thënë ajo. Zyrtarja ka theksuar më tutje se shanset e njohjes së azilit për të gjithë ballkanasit është janë tepër të ulëta pothuajse të paqena.
Me këtë rast duhet theksuar se numri i kërkesave të azilit nga vendet tjera si Serbia, Bosnja, Maqedonia e Mali i Zi, pas hyrjes në fuqi të procedurës në fjalë ka shënuar një rënie drastike, gjë që ende nuk ka ndodhur edhe me kosovarët. Procedura e shkurtuar për ta ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2013 ndërsa për ballkanasit tjerë në gusht të vitit 2012.
-1`886`000 të huaj ose shtim për 61’570
Zvicra ka tërhequr edhe më shumë të huaj gjatë vitit 2013. Më 31 dhjetor, ata ishin për 61’570 më shumë se në fillim të vitit, bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM/ODM). Ndërsa gjatë vitit 2012, rritja ishte prej 53,000 persona të huaj.
Numri i të huajve që banojnë në Zvicër shënon një rritje prej 3.4% në krahasim me vitin 2012, ndërkohë që në vitet e mëparshme ajo ka qenë rreth 3%. Në tërësi, më shumë se 1’886’000 të huaj jetojnë si rezidentë të përhershëm në Zvicër në fund të vitit 2013.
Dy të tretat e tyre (ose 1.248.000 banorë) janë shtetas të vendeve anëtare të Be-së dhe të EFTA-s (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë). Numri i shtetasve të këtyre vendeve është rritur për 4.5%, pra më shumë se në vitet e mëparshme, thekson ODM/BFM në statistikat e saj për të huajt për vitin 2013. Kurse numri i njerëzve me prejardhje nga vendet e tjera shënon një rritje prej 1.2%.
– Italianët, komuniteti më i madh, kosovarët në vendin e pestë
Me 301’254 qytetarë, italianët përbëjnë komunitetit më të madh të huajve në Zvicër. Ata pasohen nga gjermanët (293’156), portugezët (253’769), francezët (110’190) dhe më pas kosovarët (95’140).
Komuniteti i kosovarëve ka shënuar ndërkaq një rritje statistikore më të madhe duke i tejkaluar portugezët dhe gjermanët. Imigracioni më i fortë në vitin 2013 ishte ai i qytetarëve të Kosovës pra duke shënuar një rritje prej 15’703 veta, bën të ditur ODM/BFM. Kjo rritje shpjegohet me faktin se kosovarët të cilët më parë ishin të regjistruar si shtetas serbë që jetojnë në Zvicër, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 kane filluar të regjistrohen si shtetas kosovarë.
Sa i përket rritjes së numrit të të huajve sipas komuniteteve, kosovarët janë të ndjekur nga portugezët (15 337), gjermanët (7777), italianët (6895) dhe francezët (6261). Një ulje e rëndësishme është shënuar te shtetasit ee Serbisë (15.506), Kroacisë (-1037), Bosnjë-Hercegovinës (-683), Turqisë (-322) etj.
Të huajt vijnë në Zvicër kryesisht përmes një kuotë-pune (40.6%), për shkak të bashkimit familjar (32.2%) ose për tu trajnuar (10.9%). Të huajt pa punësim fitimprurës (4.6%) ose refugjatët të njohur si të tillë (1.5%) përbejnë ne krahasim me të tjerat grupe vetëm një grup shumë të vogël. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim