Kosova

Zvicranët partner në inaugurimin e një shkolle në Pejë

Është bërë inaugurimi i Qendrës së Karrierës në Shkollën Profesionale “Shaban Spahiaj” në Pejë.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muahxheri priti këtë ceremoni ndërsa mysafirë të tjerë nga MASHT, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, partnerë lokalë dhe mysafirë nga komunat lokale ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Qendra e Karrierës në Shkollën “Shaban Spahija” në Pejë është themeluar si rezultat i partneritetit dhe bashkë-investimeve në mes të Komunës së Pejës, shkollës Shaban Spahija, Proskills Projekti Solidar Suisse Kosova, projekti EYE dhe SDC.

Duke pasur parasysh rëndësinë e orientimit të karrierës për Arsimin dhe Formimin Profesional, komuna e Pejës ka mbështetur krijimin e qendrës së karrierës e cila do të mbështesë dhe ndihmoj rreth 1,400 nxënës të kësaj shkolle në zhvillimin dhe fitimin e kompetencave lidhur me karrierën e tyre dhe marrjen e vendimeve më të mira përmes vendimeve të informuara mirë për jetën dhe karrierën profesionale