Lajme
Zvicra zgjidhë problemin e librashitësve të Prishtinës
Me ndihmën helvetike, gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen qoshqe moderne në sheshin qendror të Prishtinës, ku do të shiten librat nga disa shtëpi botuese

Me ndihmën e qeverisë së Zvicrës, sheshi Zahir Parjaziti në Prishtinë do të duket më i bukur, sidomos pjesa ku shitën librat. Me ndihmën helvetike, gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen qoshqe moderne, ku do të shiten librat nga disa shtëpi botuese. Projektin e ka publikuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOS-in Zviceran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim”, ka deklaruar prefekti i Prishtinës, i cili gjithashtu ka participuar në këtë projekt.
Ndryshe, shtatëmbëdhjetë Komuna të Republikës së Kosovës, kanë përfituar nga projekti më i madh i financuar nga ambasada zvicerane, i cili ka për qëllim që të përmirësojë qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha: në shërbimet publike, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale.
Komunat që kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kacaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokot Vërboc, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë Humori mes punonjësve në Zvicër është gjithnjë e më i zymtë, sipas një sondazhi të kryer...
-
Raporti: Mijëra të huaj jetojnë në Zvicër me pasaporta false
-
Më shumë vende pune në Zvicër u shpallën në tremujorin e parë të vitit
-
Qiramarrësit e Cyrihut u goditën më së shumti nga dëbimet
-
Puna në stacionin e trenit të Lozanës do të rifillojë