Shkurt.ch

Zvicra, vlerësim të mirë për politikat tatimore

Pikë e dobët e Zvicrës sipas OECD-së është ajo se standardi i ri për këmbimin e informatave nuk vlen njësoj për të gjitha vendet

Zvicra ka marrë vlerësim përgjithësisht të mirë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) lidhur me politikën e saj tatimore.

Njëra ndër pikat e dobëta të saj, sipas OECD-së është ajo se standardi i ri për këmbimin e informatave nuk vlen njësoj për të gjitha vendet. Ai vlen vetëm në raport me vendet me të cilat Zvicra ka marrëveshje për tatimim të dyfishtë, shkruan drs.ch.

Në përgjithësi, Zvicra i plotëson kriteret e kërkuara ndërkombëtare. Në raportin e OECD-së nuk bëhet fjalë për listë të zezë ose të përhirtë të bojkotit.