Shkurt.ch

Zvicra, vendi i shpikjeve

Këtë javë mbahet panairi më i madh ndërkombëtar në botë i shpikjeve në Gjenevë.

Zvicra është konsideruar si vendi i shpikjeve. Por vendi alpik ende nuk mund ta mbrojë reputacionin e saj më 2015?

Gati 800 ekspozues nga 45 vende do të prezantojnë risitë e tyre për një audiencë prej  60 mijë vizitorësh nga e gjithë bota. Ekspozita e shpikjeve në Gjenevë është ngjarja më e rëndësishme në botë, e cila u dedikohet ekskluzivisht shpikjeve.

Çdo vit një vëllim biznesi me mbi 50 milionë eurosh arrihet nëpërmjet shitjes së licencave gjatë dhe pas shfaqjes së panairit të shpikjeve. Me këtë do të merret një juri me ekspertë që kanë bërë shpikjet më të rëndësishme.

Panairi i 43-të i Gjenevës do të jetë i hapur nga 15 deri më 19 prill.