Shkurt.ch

Zvicra vazhdon të jetë vendi më inovativ në botë

Kina për herë të parë gjendet në mesin e 20 ekonomive më inovative, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëshqitur në vendin e gjashtë, thuhet në raporton Global Innovation Index 2018, shkruan albinfo.ch.

Numër një vazhdon të jetë Zvicra, e ndjekur nga Holanda, Suedia, Britania e Madhe dhe Singapori.

Nga vendi i katërt i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e gjashtë, ndërsa Kina përparoi nga vendi i 22-të në vendin e 17-të.

Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO) ka thënë se Kina ka avancuara për ekonominë e saj, e cila edhe i ka dhënë përparësi kërkimit dhe inovacionit.

Indeksi i inovacionit publikohet çdo vit nga VIPO, Universiteti Cornell dhe INSEAD Business School.