Lajme
Zvicra ul çmimin e parapagimit të detyruar të televizionit
Nga viti 2021, kjo taksë do të kushtojë 335 franga në vend të 365, sa është tani, për individët privatë
Qeveria Federale ka vendosur të zbresë çmimin e taksës (parapagimit) së radios dhe televizionit për familjet. Nga viti 2021, kjo taksë do të kushtojë 335 franga në vend të 365, sa është tani, për individët privatë, shkruan srf.ch.
Këshilli Federal shkruan në komunikatën e tij se mundësia për të ulur tarifën ka ardhur sepse numri i familjeve që duhet të paguajnë është rritur më shumë sesa supozohej fillimisht, transmeton albinfo.ch. Po kështu, më pak familje se më parë janë liruar nga detyrimi për të paguar taksat.
93% e kompanive gjithashtu do të paguajnë më pak për radion dhe televizionin. Në të kundërt, kompanitë me qarkullim më shumë se 1 miliard franga, do të duhet të paguajnë më shumë. Kompanitë me qarkullim vjetor më pak se 500,000 CHF nuk do ta paguajnë taksën në fjalë.
Përveç kësaj, është vendosur që SRG, radiotelevizionet private dhe Keystone-SDA të marrin më shumë para nga shteti.
Në vitin 2015 në Zvicër qe mbajtur një referendum për uljen e çmimit të këtij shërbimi që më parë quhej “Billag” dhe tani “Serafe”, shkruan albinfo.ch. Atëbotë çmimi ishte zbritur nga 451 në 365 franga në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën