Lajme

Zvicra u godit edhe të dielën nga shira të fortë dhe nga breshri

Sipas të dhënave nga BAFU, lokaliteti Suhre afër Oberkirch-it në veçanti vazhdon të jetë në zonën kufitare midis shkallëve të rrezikut 4 dhe 5

Gjatë fundjavës që po kalon, Zvicra është goditur sërish nga shumë stuhi. Herë pas here kishte edhe stuhi breshëri dhe shi të madh. Para-Alpet nga Napf në Appenzellerland janë prekur veçanërisht, por ana jugore e Alpeve ka përjetuar gjithashtu vazhdimisht stuhi të fuqishme, përfshirë edhe breshrin, raporton Meteo Swiss.

Nga një reshje relativisht e padëmshme shirash, të dielën pasdite u formësua një stuhi e fuishme formua mbi lokalitetiun Napf, shkruan srf.ch. Ajo solli në Langnau (Emmental) dhe Napf më shumë se 20 milimetra shi në më pak se një orë, transmeton albinfo.ch. Pastaj vorbulli kaloi në veri të Lucernit. Në vetë qytetin, në Lucern janë regjistruar 22 milimetra shi brenda një ore.

Pastaj kjo stuhi është aktivizuar përsëri mbi Liqenin e Zug dhe ka sjellë sasi të mëdha shiu, veçanërisht në Ausserschwyz, në disa raste edhe breshër me kokrra të mëdha si dhe rrënime.

Një sasi shumë e madhe shiu në një kohë të shkurtër ka rënë në Benken / SZ, ku, brenda 30 minutash ka rënë 34 milimetra shi.

Më pas stuhia është zhvendosur në Zvicrën lindore. Atje ajo ka goditur përsëri Appenzell-in, i cili ishte goditur tashmë nga një stuhi e dhunshme të shtunën.

Zvicra është goditur nga 27,000 rrufe vetëm të shtunën

Vetëm nga mesdita e së shtunës deri rreth mesnatës, rreth 27,000 rrufe janë regjistruar në gjithë Zvicrën. Gjithashtu të dielën ato kanë vazhduar krahas me shtrëngatat e reja.

Situata e përmbytjeve

Sipas të dhënave nga Zyra Federale për Mjedisin (BAFU), lokaliteti Suhre afër Oberkirch-it në veçanti vazhdon të jetë në zonën kufitare midis shkallëve të rrezikut 4 dhe 5 ndërsa Lorze gjithashtu ka arritur nivelin 4 në pikën e matjes Frauenthal, përcjell albinfo.ch. Pas një rënie të përkohshme, Aare pranë Brügg / BE u kthye në zonën 4 të Dielën në mëngjes.

Edhe më tutje stuhi të dielën në mbrëmje dhe të hënën

Të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mbrëmje pritet të ketë më shumë stuhi, veçanërisht në jug. Ende ekziston rreziku i shtrëngatave të hënën, kryesisht në jug dhe në Alpe, dhe përsëri pasdite dhe në mbrëmje mbi Jura dhe Zvicrën Qendrore.