Lajme
Zvicra thotë të jetë personal qëndrimi i Carla del Pontes
Ambasadorja zvicerane në Tiranë, tha se pikëpamjet e shprehura nga Karla del Ponte, në intervistën për Euronews janë personale
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, thirri në një takim ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ivana Enzler, lidhur me deklarimin e Carla del Pontes, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, për raportin e Dick Martyt për trafikimin e organeve në Kosovë, raportojnë mediat në Tiranë.
Ministri Haxhinasto i tha ambasadores Enzler se deklaratat e zonjës del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.
Në përgjigje, ambasadorja zvicerane siguroi ministrin Haxhinasto se pikëpamjet e shprehura nga del Ponte në intervistën për Euronews janë pikëpamjet e saj personale dhe nuk shprehin aspak qëndrimin apo pikëpamjet e qeverisë së Zvicrës.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane