Shkurt.ch

Zvicra, të mos i nënshtrohet të drejtës evropiane

Qeveria është shprehur kundër zbatimit me automatizëm të të drejtës evropiane kur është fjala për Zvicrën

Këshilli Federal ka shfaqur qëndrimin e tij lidhur me raportet me Bashkimin Evropian. Ai është shprehur kundër zbatimit me automatizëm të të drejtës evropiane kur është fjala për Zvicrën.

Në rastet kur, lidhur me marrëveshjet bilaterale me BE-në lindin paqartësi, ato duhet të zgjidhen përmes një autoriteti të ri, zviceran dhe jo përmes ndonjë trupi ndërkombëtar. Si shkallë e fundit që vendos, duhet të jetë Gjykata Federale.

Këto qëndrime do të shqyrtohen nga komisionet për politikë të jashtme të të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës dhe pas kësaj do t`i kalohen komisionit të BE-së.