Lajme

Zvicra të dielën kalon në orën e dimrit

Të dielën akrepat e orës lëvizin pas

Përllogaritja dimërore e kohës fillon të dielën, më 31 tetor, me çka akrepat e orës do të lëvizin një orë mbrapa, transmeton albinfo.ch.

Në mëngjesin e së dielës, më 31 tetor, nëse keni vendosur të fikni alarmin për një gjumë në fundjavë, atëherë sigurohuni që të keni kohën e duhur për mëngjesin e së hënës, më 1 nëntor, transmeton albinfo.ch.

Të dielën, më 31 tetor, orët në Zvicër do të kthehen një orë pas, në orën 3 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth një orë më herët.

Lajmi i mirë është se ne të gjithë bëjmë një orë më shumë gjumë. Lajmi i keq është se do të errësohet më herët në mbrëmje. /Albinfo.ch