Lajme
Zvicra, shteti i parë në botë që tërheq më shumë talente
Raporti i Indeksit Global të Konkurrencës 2022 e vlerësoi Zvicrën si vendin e parë që tërheq talente. Në vend të dytë është Singapori
Sipas Indeksit Global të Konkurrencës 2022, Zvicra është vendi i parë në botë që tërheq më shumë talente, ndërsa në vendin e dytë është Singapori. Raporti që publikohet nga Insead Business School në bashkëpunim me Institutin Portland çdo vit që nga viti 2013 bazohet në 69 variabla makroekonomikë, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi bëhet mbi mënyrën se si vendet tërheqin talentin e jashtëm, në mjediset rregullatore dhe korporative, si dhe në mbështetjen për punëtorët përmes edukimit dhe trajnimit.
Publikimi i këtij viti theksoi kulmin në rritje të Kinës, pasi ajo shkoi nga vendi i 45-të në 2019-ën në vendin e 36-të këtë vit. Bruno Lanvin, Drejtor Ekzekutiv i projektit INSEAD Global Talent Competitiveness Index theksoi se Kina “është tani vendi më konkurrues me të ardhura të mesme të larta për talentet në botë”. Lanvin tha gjithashtu se Kina ka qenë e kujdesshme për të përshtatur aftësitë e fuqisë punëtore të saj me kërkesën e tregut, për shembull duke përsosur një sistem arsimor veçanërisht për arsimin e mesëm dhe të lartë për të përmbushur nevojat e ekonomisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











