Tematike

Zvicra shënon Ditën botërore të Diversitetit Kulturor të Dialogut

Sot është Dita botërore e Diversitetit Kulturor të Dialogut dhe zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Zvicra njihet si shteti që ka diversitete kulturore, e që është një forcë lëvizëse e zhvillimit të saj, transmeton albinfo.ch.

 

Në Zvicër fliten katër gjuhë zyrtare: gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja dhe romanishtja.

 

63 për qind e popullatës në këtë shtet e flasin gjuhën gjermane, 22.7% i flasin gjuhën frënge,  8.1% italishten dhe  0.5 % e popullsisë e flasin gjuhën romanishte.

 

Sipas statistikave zyrtare, gjuha angleze dhe ajo portugeze në shtetin e Zvicrës janë gjuhët e huaja që fliten më së shpeshti.

23 për qind e popullatës që jeton në Zvicër nuk e kanë asnjërën prej këtyre gjuhëve gjuhë amtare. Një pjesë e madhe e këtyre janë kosovarë.