Shkurt.ch
Zvicra, sanksione të reja kundër Sirisë
Qeveria e Zvicrës për herë të parë kishte vendosur sanksione kundër Sirisë para katër vitesh
Zvicra zgjeron listën e sanksioneve kundrejt regjimit të Sirisë. Këshilli Federal, siç njofton Sekretariati Shtetëor për Ekonomi (Seco) ka vendosur që t`ia ndalojë Sirisë të furnizohet përmes Zvicrës me karburante për aeroplanët e saj.
Po ashtu Zvicra nuk do t`i ofrojë më Sirisë në shërbim mjete financiare dhe sigurime që lidhen me këto fusha. Duke vendosur kështu, Këshilli Federal ka plotësuar edhe me një dispozitë urdhëresën mbi marrjen e masave kundër Sirisë.
Qeveria e Zvicrës për herë të parë kishte vendosur sanksione kundër Sirisë para katër vitesh, paralelisht me vendet e Bashkimit Evropian. Nga ajo kohë, sanksionet janë përtëritur dhe zgjeruar disa herë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike