Lajme
Zvicra rrit eksportet e armatimit
Importueset më të mëdha të këtyre produkteve luftarake zvicerane gjatë këtyre nëntë muajve kanë qenë Danimarka dhe Gjermania
Kompanitë zvicerane që merren me prodhimin e materialeve luftarake, kanë rritur dukshëm eksportin e tyre gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti. Ende pa ardhur fundi i vitit, ato kanë eksportuar produkte të tilla me vlerë prej një gjysmë miliardi frangash. Ndërsa eksportet e materialeve luftarake gjatë gjithë vitit 2018 kishin arritur në 510 milionë franga.
Kjo shihet në të dhënat që i ka publikuar sot Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), shkruan srf.ch.
Importueset më të mëdha të këtyre produkteve luftarake zvicerane gjatë këtyre nëntë muajve kanë qenë Danimarka dhe Gjermania.
Sikurse edhe deri tash, grupimi politik “Zvicra pa armë” (GsoA) ka kritikuar ashpër rritjen e eksportit të armatimit, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, Zvicra duhet të promovojë paqen në vend se të nxisë konlikte dhe luftëra.
Më parë, kritikat e grupimit në fjalë dhe të qarqeve tjera pacifiste kanë pasur në fokus shitjen e armatimit zviceran në vendet e përfshira në konflikte ose në vendet ku ai armatim mund të shfrytëzohet nga palët në konflikte ushtarake.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?