Lajme

Zvicra renditet në top tri shtetet me koston më të lartë të jetesës

Sipas përllogaritjeve të “Numbeo”, databaza më e madhe në botë për kostot e jetesës, pasqyron se Zvicra është shteti i dytë në botë me koston më të lartë të jetesës, njofton albinfo.ch.

Theksohet se 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapori.

Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani.

Shqipëria u rendit në vendin e 99 nga 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021 (numri 1 është më i shtrenjti).

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Europë dhe ndër 6 më të lirat në botë, me 27% të mesatares së Nju-Jorkut. /Albinfo.ch