Lajme
Zvicra forcon mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë mbrojtjen e vendit kundër sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike.
Në të ardhmen, Këshilli Federal kërkon fuqinë për të ndaluar blerjet nga furnizuesit e zgjidhjeve të IT-së që konsiderohen si problematike për sigurinë e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Sot qeveria ngarkoi ministrinë përgjegjëse të komunikimeve të paraqesë një projekt rishikim të ligjit të telekomunikacioneve, ndërsa u tha se duhet të rritet siguria e sistemeve të telekomunikacionit dhe infrastrukturave digjitale në Zvicër, sipas swissinfo.
Këshilli Federal shkroi në një raport se rreziqet gjeopolitike që lidhen me infrastrukturat digjitale janë të larta, pavarësisht masave që tashmë janë marrë. Shumë procese sot kaluan mbi rrjete dhe sisteme digjitale që kishin boshllëqe sigurie ose mund të ishin objektiv i sulmeve kibernetike.
Ndryshe, konsiderohet se Bashkimi Evropian duhet të shërbejë si model për masat shtesë, teksa kohët e fundit ka pasur shqetësime sigurie në vendet e BE-së, veçanërisht në lidhje me teknologjinë e grupit kinez Huawei.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër