Lajme
Zvicra pranon 20 refugjatë të mitur nga kampi i djegur në Greqi
Pos ndihmave në vend, Zvicra është e gatshme të pranojë 20 nga gjithsej 400 të mitur të pashoqëruar, banorë të kampit

Këshilli Federal i Zvicrës ka siguruar qeverinë greke për ndihmë humanitare në trajtimin e situatës së krizës në kampin e djegur të refugjatëve Moria. Ai gjithashtu merr në strehim 20 refugjatë të mitur të pashoqëruar.
Megjithatë, qeveria është më shumë e fokusuar në ndihmën lokale për refugjatët, thuhet në një komunikatë.
Të premten pasdite, një fluturake me rreth një ton material është nisur për në Athinë, transmeton albinfo.ch. Në bord ndodhen dyshekë gjumi, bombola uji, enë kuzhine dhe sende të tjera lehtësimi që kishte kërkuar qeveria greke.
Një milion franga janë gati
Dy specialistë ga Korpusi i Ndihmës Humanitare Zvicerane (SHA) janë gjithashtu në aeroplan. Departamenti i jashtëm i EDA ka siguruar deri në një milion franga për ndihmë humanitare, për t`iu përgjigjur nevojave më urgjente të njerëzve të prekur nga zjarri.
Qeveria shkruan se bëhet fjalë për sigurimin e menjëhershëm të akomodimit, kujdesit dhe mbrojtjes së migrantëve. Një shpërndarje e migrantëve të prekur në vendet e BE nuk është në plan të parë, sipas saj.
Megjithatë, Zvicra është e gatshme të pranojë 20 nga gjithsej 400 të mitur të pashoqëruar, banorë të kampit. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) është zotuar për këtë në përgjigje të një kërkese joformale nga Gjermania, pëercjell albinfo.ch. Këta fëmijë dhe adoleshentë veçanërisht të prekshëm duhet të evakuohen menjëherë dhe të merren në vendet e tjera evropiane, thuhet në komunikatë.
Të kujtojmë: Politikanë nga partia e Gjelbër dhe ajo socialdemokrate si dhe qytete që udhëjhiqen nga këto parti, kanë shprehur vullnetin për strehim të një numri dukshëm më të madh të refugjatëve nga kampi grek, Moria.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës