Jeta në Zvicër
Zvicra, pjesë e Agjencionit Evropian të azilit EASO
EASO si agjencion i BE-së është përgjegjës për bashkëpunimin praktik në mes të shteteve anëtare në lëmin e azilit
Pjesëmarrja e Zvicrës në European Asylum Support ose zyrën mbështetëse Evropiane për çëshje të Azilit (EASO) e forcon bashkëpunimin me shtetet anëtare të Dublinit në fushë të azilit dhe rrjedhimisht është në interes të Zvicrës. Sot hyn në fuqi marrëveshja përkatëse e Zvicrës me BE-në.
EASO si agjencion i BE-së është përgjegjës për bashkëpunimin praktik në mes të shteteve anëtare në lëmin e azilit. Ai lehtëson, koordinon dhe promovon bashkëpunimin ndërshtetëror në çështjet e azilit si dhe mbështet në veçanti shtetet anëtare, sistemet për pranim të azilkërkuesve të të cilave janë nën presion më të madh, njofton Sekretariati Shteteror për Migracion (SEM).
Pikërisht në situatën aktuale të azilit në Evropë është në interes të Zvicrës që të forcohet sistemi i Dublinit. Veç kësaj, Zvicra, duke marrë pjesë në EASO fiton mundësi më të mëdha ndikimi në fushë të azilit dhe siguron qasje në informacionet e rëndësishme si për shembull, ekspertizën për vendet e prejardhjes së azilit.
Bashkëpunimi tashmë i ngushtë i Zvicrës me shtetet anëtare të BE-së në kuadrin e marrëveshjes së Dublinit, do të thellohet më tej përmes pjesëmarrjes së saj në EASO.
EASO merr pjesë qenësore në ngritjen dhe punën e të ashtuquajturave Hotspots në Itali dhe në Greqi, pika në të cilat bëhet regjistrimi i azilkërkuesve. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me EASO-n, mund të dërgohen edhe ekspertët zviceranë në këto qendra.
Parlamenti i Zvicrës ka miratuar në mars të vitit 2015 marrëveshjen të cilën pastaj Parlamenti Evropian e ka miratuar në dhjetor po të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Historia 40 vjeçare e vinjetës së autostradës Zvicra ishte vendi i parë në Evropë që prezantoi këtë lloj pagese për financimin e autostradave....
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?