Futboll

Zvicra përballë kampiones së Evropës

Nati do të ketë disa mungesa, si Granit Xhaka apo edhe Xherdan Shaqiri

Zvicra sonte do të presë kampionët e Evropës, Italinë, në takimin që fillon nga ora 20:45, në kualifikimet e Botërorit 2022.

Nati do të ketë disa mungesa, si Granit Xhaka, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kurse për shkak të lëndimeve mungojnë Xherdan Shaqiri, Mario Gavranoviq, Breel Embolo dhe Loris Benito, shkruan albinfo.ch.

Momentalisht vetëm Andi Zeqiri është nga futbollistët shqiptarë. Zvicra ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Italia ka dhjetë pikë, nga katër takime. Azzurrët janë 35 ndeshje pa humbje. Nëse nuk mposhten as sonte, do të thyejnë rekordin botëror.