Lajme
Zvicra, partnere e rëndësishme e Kosovës
“Zvicra është në vazhdimësi partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës”, tha kryeministri Mustafa gjatë një takimi lamtumirës që zhvilloi me ambasadoren zvicerane Krystyna Marty Lang
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e falënderoi Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang për kontributin e saj për fuqizimin e raporteve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit lamtumirës, Mustafa tha se Zvicra vazhdon të mbetet partneri më strategjik i Kosovës.
Kryeministri kosovar po ashtu, shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen konkrete të Zvicrës për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
“Zvicra është në vazhdimësi partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar nga Qeveria e Kosovës gjatë mandatit në Kosovë. ajo po ashtu vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të Zvicrës për Kosovën.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për progresin dhe proceset aktuale në Kosovë, si dhe hapat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?