Kosova

Zvicra, partner i rëndësishëm në eksportimin e mallrave kosovare

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra me 10.1%

Importi në Kosovë është në rritje rreth 20% më shumë sesa qershorin e vitit të kaluar, ndërsa eksporti është në rënie rreth 3%.

Eksportet e Kosovës në shtetet e BE-së arritën deri  13.3 milionë euro, me një rritje deri në 15%, transmeton “Klan Kosova”.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Sllovenia (9.9%), Gjermania (5.6%), Holanda (4.2%), Britania e Madhe (3.4%), Italia (2.6%), raporton Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajin qershor, përcjell albinfo.ch.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 140.2 milionë euro, ose 45.9% e importeve të përgjithshme, një rritje prej 28.2%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (15.4%), Italia (7.1%), Greqia (3.6%), Spanja (3.5%), Polonia (2.5%) etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 6.3 milionë euro, ose 17.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra me 10.1%.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 84.6 milionë Euro, ose 27.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.0%) dhe Kina (8.7%).