Tematike
Zvicra numëron 5.005 milionë persona të punësuar
Është shënuar një rritje prej 0.9% në krahasim me gjendjen në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja është realizuar kryesisht falë shtimit të numrit të të punësuarve të ardhur nga jashtë
Në tremujorin e parë të vitit 2018 në Zvicër kanë qenë të regjistruar 5.005 milionë njerëz të punësuar, numër ky që dëshmon për një rritje prej 0.9% në krahasim me gjendjen në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja është realizuar kryesisht falë shtimit të numrit të të punësuarve të ardhur nga jashtë. Ky konstatim shihet në dokumentin që e ka publikuar sot Zyra Federale për Statistikë (BFS) si raport mbi fuqinë punëtore në Zvicër, njofton SDA.
Sipas këtij raporti, rritjen më të madhe, 4.5%, e ka shënuar numri i të huajve me qëndrim të shkurtër në Zvicër. Pas tyre vjen numri i të huajve me leje të përhershme të qëndrimit (Vizë C), i cili është rritur për 2.5%. Ndërsa rritja e numrit të punëtorëve ndërkufitarë (frontalieri) në këtë periudhë ka qenë për 1.5%, transmeton albinfo.ch. E vetmja kategori e të huajve që ka pësuar rënie të numrit të të punësuarve ka qenë ajo e të huajve me leje bazë të qëndrimit (Viza B). Rënia ka qenë minus 0.4%.
Ndryshime ka edhe nga aspekti i përkatësisë gjinore. Kështu, ndërkohë që numri i meshkujve të punësuar është rritur për 1.3%, ai i grave, vetëm 0.5%.
Në raportin për tremujorin e parë të këtij viti, sipas përkufizimit të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), në Zvicër rezulton të ketë 255.000 njerëz të papunë, ose 1000 më pak se një vit më parë. Pjesa e të papunëve në mesin e popullatës së aftë për punë është 5.2%, gjë që tregon një stabilitet në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo shkallë është dukshëm më e lartë se shkalla e papunësisë, e publikuar rregullisht nga Seco (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi). Është kështu faktin se Seco llogarit si të papunë vetëm ata që janë të paraqitur në entet për ndërmjetësim të punës, ndërsa sipas ILO-s, llogariten të gjithë personat e aftë për punë, shkruan albinfo.ch.
Ndryshe, shkalla e papunësisë në Zvicër (sipas Seco-s) në fund të prillit ka qenë 2.7%.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme