Shkurt.ch
Zvicra, numër një për ekonomi në botë
Edhe këtë vit Zvicra mbetet me ekonominë më konkurruese në botë
SHBA, Gjermania dhe Franca janë të gjitha me ekonomi të mëdha, por jo sa Zvicra.
Në një raport të Forumi Ekonomik Botëror (WEF) të publikuar të mërkuren thuhet se edhe pse Zvicra e vogël mbetet me ekonominë më konkurruese në botë.
Zvicra, Singapori dhe Finlanda kryesojnë listën e renditjes botërore.
Ndërsa vendet tjera evropiane po ngelin prapa, dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rrëshqasin në këtë drejtim, thuhet në këtë raport.
Përveç Zvicrës dhe Finlandës, Suedia renditet në vendin e katërt, Holanda në të pestin, Gjermania mbeti si vitin e kaluar në vendin e gjashtë kurse Britania e Madhe u ngjit nga vendi i dhjetë në të tetin.
Raporti vjetor mbi Konkurrueshmërinë Globale, që bazohet në të dhënat publike dhe anketat e udhëheqësve të biznesit, thotë se Greqia e shkatërruar nga borxhi ka rënë për gjashtë vende, dhe tash gjendet në vendin e 96-të, pas Ekuadorit e Mongolisë, në renditjen e 144 vendeve.
Raporti thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten lidere në botë për inovacione, konkurrenca e përgjithshme për to ka rënë për të katërtin vit me radhë, duke rënë në vendin e shtatë.
Raporti thotë se Franca ka humbur gjithashtu terren, duke rënë në vendin e 21-të.
Mes fuqive në zhvillim, Kina renditet më së larti, e 29-ta.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje