Shkurt.ch
Zvicra nuk zbut regullat për materiet e lëngëta në aeroplan
Zvicra do të vazhdojë të zbatojë rregullat e ashpra për ndalimin e bartjes së materieve të lëngëta në bagazhin e dorës.
Bashkimi Evropian ka vendosur që, duke filluar nga 29 prilli, të heq rregullat rigoroze për ndalimin e bartjes së masave të lëngëta në bordet e aeroplanëve.
Megjithatë, disa nga vendet më të rëndësishme të BE-së si Franca, Britania e Madhe dhe Italia nuk do të bëhen pjesë e kësaj zbutjeje të regjimit. Edhe Zvicra, siç ka bërë të ditur Enti Federal për Aviacion Ajror, ka vendosur tu bashkohet vendeve në fjalë, shkruan swissinfo.ch.
Kështu, Zvicra do të vazhdojë të zbatojë rregullat e ashpra për ndalimin e bartjes së materieve të lëngëta në bagazhin e dorës për pasagjerët e aeroplanëve. Kjo nënkupton që personat të cilët udhëtojnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në Zvicër dhe këtu bëjnë një ndalesë, vazhdojnë të mos kenë të drejtë të marrin lëngje me vete në aeroplan.
Përjashtim këtu bëjnë pasagjerët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende si SHBA, Islanda, Norvegjia, Singapuri, Malajzia, Kroacia dhe Kanada, të cilat kanë standarde të përafërta të kontrollit të sigurisë, me vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor Të rinjtë si ndryshues të shoqërisë, përvoja nga kampet ndërkulturore në Zvicër...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë