Shkurt.ch
Zvicra nuk ua njeh romëve statusin e pakicës kombëtare
Sipas qeverisë, romët nuk i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për t`iu njohur zyrtarisht statusi i pakicës kombëtare në Zvicër

Këshilli Federal i Zvicrës nuk i konsideron romët si pakicë kombëtare në kuptimin që e përcakton Konventa e Këshillit të Evropës, shkruan srf.ch. Sipas tij, romët nuk i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për t`iu njohur zyrtarisht statusi i pakicës kombëtare në Zvicër.
Qeveria e vendit me këtë vendim ka hedhur poshtë kërkesën për njohje, të bërë nga dy organizata të këtij komuniteti, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, në rastin e romëve mungon një lidhje e gjatë në kohë me Zvicrën. Por, Këshilli Federal në të njëjtën kohë thekson se romët janë pjesë e shoqërisë zvicerane dhe duhet të mbrohen nga racizmi e diskriminimi.
Nga ana tjetër, Shoqata e Popujve të Rrezikuar, ka kritikuar këtë vendim të Qeverisë së Zvicrës. Sipas saj, është e pakuptueshme që Zvicra të njohë komunitetin “Sinti” si pakicë kombëtare dhe të mos i njohë romët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)