Shkurt.ch

Zvicra nuk siguron evakuimin e shtetasve të vet nga Egjipti

Ministria e jashtme është mjaftuar me tërheqjen e vërejtjes për shtetasit zviceranë që të mos udhëtojnë pa nevojë në drejtim të Egjiptit

Me gjithë gjendjen e rëndë dhe me rrezik që po mbretëron në Egjipt, Departamenti i Jashtëm i Qeverisë së Zvicrës nuk ka marrë ende masa për evakuimin e shtetasve të Zvicrës që ndodhen me pushime në Egjipt.

Ky departament është mjaftuar vetëm me tërheqjen e vërejtjes për shtetasit zviceranë që të mos udhëtojnë pa nevojë në drejtim të Egjiptit dhe që ata që ndodhen në Egjipt të vejnë kontakt me Ambasadën Zvicerane.

Vende tjera si SHBA, Gjermania, Kina, Japonia, India Turqia etj. kanë filluar tashmë organizimin e fluturimeve speciale nga Egjipti për t`i evakuuar qytetarët e tyre.