Shkurt.ch

Zvicra nuk bojkoton për Timoschenkon

Ministri Maurer: Aktivitetet sportive nuk guxojnë të kepërdoren për politikë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është zotuar se do ta kushtëzojë pjesëmarjen në Kampionatin Evropian të Futbollit që zhvillohet në muajin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë me lirimin nga burgu të opozitares ukrainase Julia Timoshenko. Ndërkaq Qeveria e Zvicrës nuk do të përdorë bojkotin.

Ministri i mbrojtjes dhe i sportit, Ueli Maurer ka theksuar edhe njëherë se aktivitetet sportive nuk guxojnë të kepërdoren për politikë. Këtë ai e ka deklaruar duke iu referuar paralajmërimeve për bojkotim të Kampionatit Evropian të Futbollit.

Thirrjet për bojkot janë përhapur pas njoftimeve për sëmundjen dhe ketrajtimin që po përjeton në burg, shefja e opozitës ukrainase Julia Timoschenko.