Shkurt.ch

Zvicra njeh shtetin më të ri në botë

Zvicra gjithashtu ka njohur pavarësinë e shtetit më të ri në botë, Sudanin Jugor

Qeveria zvicerana kishte marrë këtë vendim pas konsultimit me Komisionet e Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar, ka njoftuar në Bernë, Departamenti i Punëve të Jashtme.

Zvicra me këtë do bëjë një hap zyrtar për të vendosur edhe marrëdhënie diplomatike dhe konsullore me këtë vend afrikan.

Në festimet e pavarësisë në kryeqytetin sudanez, ishte i pranishëm edhe ambasadori zviceran në Etiopi, Dominik  Langenbacher.

Ai do të përfaqësojë nga Etiopia, në të ardhmën interesat e Zvicrës në Sudanin Jugor.