Lajme

Zvicra, një nga importueset më të mëdha neto në botë për ushqime

Kjo do të thotë se vendi është shumë i varur nga prodhimi i ushqimit të huaj

Referuar shkallës bruto të vetëmjaftueshmërisë për produktet ushqimore nga Zyra Federale e Statistikave, Zvicra del keq, përcjell albinfo.ch.

Ky proporcion ka vazhduar të bjerë në vitet e fundit dhe tani e bën Zvicrën “një nga importueset më të mëdhenj neto në botë”, tha në një njoftim për shtyp Unioni i Fermerëve Zviceranë (USP).

Kjo do të thotë se vendi është shumë i varur nga prodhimi i ushqimit të huaj.

“Duhet vetëm një luftë në një vend të madh eksportues ose një vit me kushte ekstreme të motit që furnizimi me ushqim të kërcënohet”, sipas Michel Darbellay, kreu i prodhimit të USP.

Është edhe më e rëndësishme të ruhen kapacitetet indigjene të prodhimit, jo vetëm për të qenë të pavarur, por edhe sepse ushqimi i prodhuar në vend lë një gjurmë karboni shumë më të vogël sesa ai i importuar, tha ai.

https://www.sbv-usp.ch/de/ab-morgen-ernaehrt-auslaendischer-boden-die-schweiz-1.