Lajme

Zvicra nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 36 aeroplanëve luftarakë F-35A

Autoritetet amerikane kishin nënshkruar tashmë kontratën e prokurimit tetorin e kaluar, njofton Armasuisse

Shefi i armatimeve në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës, Martin Sonderegger dhe menaxheri i projektit Darko Savic kanë nënshkruar sot në Armasuisse, në Bernë, kontratën me qeverinë amerikane për prokurimin e 36 avionëve luftarakë F-35A .

Autoritetet amerikane kishin nënshkruar tashmë kontratën e prokurimit tetorin e kaluar, njofton Armasuisse, transmeton albinfo.ch.

Kontrata e prokurimit për blerjen e 36 F-35A arrin në 6.035 miliardë franga zvicerane. Si e tillë, kjo shumë është brenda volumit maksimal financiar të miratuar nga elektorati zviceran.

Avionët janë planifikuar të sillen në Zvicër midis vitit 2027 dhe 2030 dhe do të zëvendësojnë flotën aktuale të F/A-18 Hornets dhe F-5 Tigers.

Në të njëjtën kohë me kontratën e prokurimit, u nënshkrua edhe marrëveshja e kompensimit me prodhuesin e avionëve luftarakë Lockheed Martin.

Kjo e fundit është baza mbi të cilën prodhuesit amerikanë janë në gjendje të bëjnë biznes me industrinë zvicerane, e cila kompenson kostot e prokurimit të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.