Shkurt.ch
Zvicra negocion me shumë vende
Plot shtete kërkojnë të negociojnë marrëveshje tatimore me Zvicrën me qëllim të rehabilitimit të parave në të «zezën» të depozituara në bankat e vendit. Zvicra është duke udhëhequr aktualisht bisedime me vende të ndryshme që janë të interesuara për një marrëveshje tatimore, e cili mundëson futjen e një tatimi çlirues, ka thënë Michael Ambühl, Sekretar […]
Plot shtete kërkojnë të negociojnë marrëveshje tatimore me Zvicrën me qëllim të rehabilitimit të parave në të «zezën» të depozituara në bankat e vendit.
Zvicra është duke udhëhequr aktualisht bisedime me vende të ndryshme që janë të interesuara për një marrëveshje tatimore, e cili mundëson futjen e një tatimi çlirues, ka thënë Michael Ambühl, Sekretar Shtetëror në çështjet financiare ndërkombëtare.
Ai ka thënë se është i bindur se ky model do të qëndrojë për një kohë të gjatë, si një formë alternative e shkëmbimit automatik të informacioneve.
Deri më tani Zvicra ka arritur marrëveshje tatimore të tilla me Gjermaninë, Britaninë e Madhe si dhe me Austrinë. Këto marrëveshje synojnë rehabilitimin e të hollave të depozituara në «të zezë» në Zvicër. Më konkretisht, me këtë ujdi taksapaguesi i huaj do të ketë mundësinë që të zgjedhë t’ia deklarojë pasurinë e tij organeve tatimore të vendit të tij, ose t’i nënshtrohet një taksimi anonim. Sa i përket këtij modaliteti të fundit, tatimi në fjalë do t’i ndalet taksapaguesit nga bankat e Zvicrës, me qëllim që ato të holla t’i derdhen pastaj shtetit të prejardhjes të taksapaguesit.
Zvicra është duke negociuar marrëveshje të tilla edhe me shtete të tjera, veçanërisht me ata vende me rëndësi ekonomike për sferën financiare ndërkombëtare si dhe zvicerane.
Marrëveshjet e realizuara me tri shtetet e sipërpërmendura janë nën trysni të një referundumi në Zvicër kundër tyre dhe në Gjermani opozita dëshiron të rinegociojë marrëveshjen. Mirëpo, sipas Michel Ambuhl, Këshilli Federal e përjashton këtë mundësi. «Ose këtë marrëveshje, ose asgjë», ka thënë Sekretari Shtetëror.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme