Tematike
Zvicra në vitin 2020 mund të punësojë 8500 veta nga vendet jashtë BE-së
Ky numër është i njëjtë sikur ai vitit që po shkon. Bëhet fjalë për 4000 leje të rregullta qëndrimi (B) dhe 4500 leje të shkurta qëndrimi (L)
Ndërmarrjet zvicerane edhe gjatë vitit që vjen do të kenë të drejtë të rekrutojnë 8500 punëtorë nga vendet jashtë BE-se dhe EFTA-s. Ky numër është i njëjtë sikur ai vitit që po shkon. Bëhet fjalë për 4000 leje të rregullta qëndrimi (B) dhe 4500 leje të shkurta qëndrimi (L).
Me këtë vendim të marrë sot, kontingjentet (kuotat) për fuqinë punëtore nga vendet e treta mbeten të njëjta, bën të ditur Këshilli Federal në një komunikatë të shpërndarë sot, shkruan albinfo.ch. Vendimi në fjalë është marrë në marrëveshje me kantonet dhe përfaqësuesit e ekonomisë.
Kantonet që ndajnë kontingjente, kanë përshëndetur këtë vendim. Sipas tyre, ky vendim ka sjellë një zbutje të lehtë të gjendjes në tregun e punës. Këshilli Federal në vitin 2018 kishte pranuar ngritjen e kontingjenteve në fjalë pas kërkesave të bëra nga kantonet dhe nga ekonomia.
Krahas kësaj, Këshilli Federal ka vendosur edhe për mënyrën e veprimit të Zvicrës në rast të daljes pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, shkruan albinfo.ch. Në atë rast, për punëtorët nga Britania e Madhe, Zvicra lë në dispozicion një kontingjent prej 3500 vendesh pune: 2100 me Vizë B dhe 1400 me vizë L.
Ndërkaq sa kohë që Britania e Madhe vazhdon të jetë brenda BE-së, për shtetasit e këtij vendi vlen marrëveshja për lëvizjen e lirë që vlen për të gjitha shtetet e BE-së, shkruan albinfo.ch. Po ashtu, nëse Britania e Madhe e lëshon BE-në me marrëveshje, Zvicra do të mundësojë që në një fazë kalimtare të vazhdojë të vlejë marrëveshja për lëvizjen e lirë edhe për shtetasit britanikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim